FOTOT/ Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj bën bashkë Ramën, Metën dhe Bashën

Atë që nuk e bëjnë politikanët e bën feja. Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkvit të ri të besimtarëve katolikë për Kryedioqezën Tiranë-Durrës ka bërë bashkë krerët e politikës shqiptare.

Të pranishëm në ceremoni ishin Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja, si dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mesha u mbajt këtë të shtunë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë. Imzot Arjan Dodaj është emëruar një muaj më parë nga Papa Françesku si Arqipeshkvi i ri i Arqidioqezës metropolitane Tiranë-Durrës, duke zëvendësuar Imzot George Frendo-n në këtë detyrë. Dodaj bëhet kështu kreu i Kishës Katolike në Shqipëri.

Imzot Dodaj ka lindur në Laç, më 21 janar 1977. Mbas studimeve në qytetin e tij të lindjes, ka emigruar në Itali dhe është vendosur në qytetin Cuneo, ku ka filluar përvojën e punës. Në 1997 ka kërkuar të jetë i pranuar në Vëllazërinë Meshtarake të Bijve të Kryqit, Komuniteti “Shtëpia e Marisë”, me seli në Romë.

Romë.

FOTOT/ Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj bën bashkë Ramën,

Ka ndjekur studimet e filozofisë dhe teologjisë në përgatitje për meshtar, pranë Ateneut Papnor “Regina Apostolorum.”

Është shuguruar meshtar më 11 maj 2003 nga Papa Shën Gjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit. Është inkardinuar në Dioqezën e Romës si pjesëtar i Vëllazërisë Meshtarake të Bijve të Kryqit, më pas e aprovuar si Societas Vitae Apostolicae.

Mbas shugurimit Meshtarak ka pasur detyra të ndryshme baritore. Nga 2003 në 2004 ka qenë Zv. Famullitar i Famullisë “Shën Dominiku i Guzman”, në Romë; nga 2004 në 2005, Zv. Rektor i Rektorisë së “Shën Gjoni i Malvës” dhe Kapelan i Komunitetit të shqiptarëve në Romë; nga 2005 në 2017, Zv. Famullitar i Famullisë “Shën Rafaeli Kryengjull”, në Romë.

FOTOT/ Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj bën bashkë Ramën,

FOTOT/ Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj bën bashkë Ramën,

FOTOT/ Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj bën bashkë Ramën,

FOTOT/ Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj bën bashkë Ramën,

FOTOT/ Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj bën bashkë Ramën,

FOTOT/ Mesha e parë e Imzot Arjan Dodaj bën bashkë Ramën,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT