Berisha sulmon Erdoganin nga Rrësheni: Vjen na kërcënon në Parlament, vëllazërinë e kemi brenda vetes

Foltoja e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur në Rrëshen ku ka takuar mbështetësit e tij. Duke shfrytëzuar një qytet që cilësohet si epiqendra e katolizicmit shqiptar, Berisha është ndalur në fjalën e tij edhe për vizitën më të fundit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

Ai i ka cilësuar deklaratat e tij kundër Lëvizjen Gulen në parlament një kërcënim për shqiptarët. Gjithashtu ai u ndal edhetek deklarata e Erdogan për vëllazërinë mes shqiptarëve dhe turqv, duke shtuar se “vëllezër ne kemi shqiptarët, kurse të tjerët janë miqtë e Shqipërisë”.

“Vjen këtu presidenti i Turqisë, u thotë në parlament, pasi kërcënon qytetarët shqiptarë për Lëvizjen Gulen u thotë se në vëllazëri ka rregulla. Në vëllazëri ka rregulla, mirëpo ju e dini që në doktrinën islame zhvillohet koncepti jo i kombit por i vëllazërisë. Ne shqiptarët s’e kemi pranuar kurrë këtë e kemi pranuar islamin por jo për këtë, se po të jetë për vëllezër janë katolikët e Rrëshenit, ortodoksët e Korçës … etj janë ata që kanë gjak shqiptar sepse kështu kanë qenë gjithnjë për shqiptarët.

Unë isha fëmijë në familje babai im praktikant mysliman, por në familje festoheshin të gjitha festat. Dhe e pyesja përse i festojmë, sepse janë tanët thoshte. Ata (turqit) janë miq jo vëllezër, shiko çfarë sjell ky të gjitha për interesa të Edi Ramës, njëherë thotë jam lider katolik njëherë ortodoks, pastaj në fund tha kush të tha se s’jam mysliman. Vëllazërinë e kemi me njëri  tjetrin brenda kombit të tjerët i kemi miq, s’jam në kundërshtim të bëjmë miq. U ndala këtu për të treguar se çfarë rëndësie ka të rikthejmë pluralizmin dhe vlerat”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Berisha e bojkotoi fjalën e presidentit turk Erdogan më 17 janar në Parlamentin shqiptar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT