De Biazi: Vendi i 48-të më mallëngjeu, dua të rinovoj
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi pranon se është përlotur kur ka dëgjuar për ngritjen e kuqezinjve në vendin e 48-të në hartën botërore të futbollit.
Disa trajnerë kanë fat, disa përfitojnë se drejtojnë lojtarë të mëdhenj si Ronaldo apo Mesi. Gianni De Biazi nuk kishte asnjë nga këta dy elementë, kur vendosi të firmoste për Shqipërinë. Përkundrazi, mori në dorëzim një skuadër me probleme dhe të pakompletuar. Sot, Shqipëria është në vendin e dytë në grup dhe ka arritur një klasifikim historik në renditjen e FIFA-s. “Jemi të 48-ët në botë dhe jam emocionuar tej mase. Të them të drejtën, nuk e kisha menduar se do të mbërrinim kaq shpejt këtu, por ama kisha besuar gjithnjë”, shprehet De Biasi për Panorama Sport.
Mister, jemi në vendin e 48-të, çfarë do të thotë kjo për ju?
Kur mora telefonatën nga Federata Shqiptare e Futbollit se kishim mbërritur në vendin e 48-të në renditje (sepse kur e mora skuadrën ishim në vendin e 77-të), u lumturova tej mase. U lumturova deri në përlotje, sepse për mua puna në Shqipëri është realisht shumë e rëndësishme.
Kush ju telefonoi i pari pas këtij lajmi?Përveç Denisit (Bastari), nuk më ka marrë ndonjë tjetër. Por kaq mjaftonte.
Duka nuk ju ka kontaktuar, apo qoftë edhe ndonjë mesazh urimi?Jo, as Duka dhe as ndonjë tjetër. Por unë mendoj se është më mirë kështu, sepse nuk duhet të na marrë koka erë dhe të fluturojmë më shumë sesa duhet.
Cana me Bogdanin nuk ju kanë dërguar ndonjë SMS?Jo, asnjëri, por kam përshtypjen se nuk do jenë në dijeni të lajmit, sepse në të kundërt do kishin reaguar.
Cana me Bogdanin nuk ju kanë dërguar ndonjë SMS?Jo, asnjëri, por kam përshtypjen se nuk do jenë në dijeni të lajmit, sepse në të kundërt do kishin reaguar.
Sa larg mund të shkojë Shqipëria?Ne nuk i kemi vënë asnjëherë vetes sonë limite. Kemi thënë se duam të marrim maksimumin. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përulur, sepse jemi vetëm në gjysmën e rrugës.
Jemi të 48-ët në renditjen e FIFA-s, jemi të dytët në grup dhe, pas pesë ndeshjesh, kemi 9 pikë. A është momenti për të diskutuar për të ardhmen tuaj?Mbase, nuk e di. Së pari duhet të fokusohemi te ndeshja me Norvegjinë dhe të mos e marrim me shumë eufori, por as me shumë frikë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të guximshëm.
Ju keni dëshirë të rinovoni?
Unë e kam thënë hapur se kam dëshirë të rinovoj, por kjo nuk varet nga unë. Varet nga vullneti i të dyja palëve. Nuk e di nëse Federata ka pasur ndonjë kontakt me menaxherin tim, por sinqerisht nuk kam qenë i fokusuar në këtë aspekt. Për mua, gjëja më e rëndësishme është që t’ia dalim mbanë në ndeshjen me Norvegjinë.
Nëse Duka ju fton të uleni, ju do ta pranoni?Sigurisht që po.
Cila është gjëja më e vështirë që keni bërë qëkur keni ardhur në Shqipëri?Nuk mendoj se ka pasur ndonjë gjë shumë të vështirë, sepse mbështetja ka qenë e madhe. Mbase vëzhgimi dhe ndjekja nga afër e disa talenteve ka qenë disi e lodhshme, por ka pasur edhe kënaqësinë e saj.
Cila është gjëja më e thjeshtë që keni bërë?Të firmosja për Shqipërinë.
Çfarë nuk ju ka pëlqyer deri tani?Nuk më ka pëlqyer kur një lojtar i kombëtares ka hyrë në fushë dhe është vërshëllyer nga tifozët e tij (i referohet portierit Ujkani). Kjo nuk është e drejtë dhe nuk i shërben skuadrës. Tifozët, që realisht janë të mrekullueshëm, duhet të jenë të kujdesshëm, sepse bëhet fjalë për lojtarët që përfaqësojnë një klub të tërë dhe jo skuadrën rivale të një qyteti tjetër. Kjo i bën edhe lojtarët të mos ndihen mirë dhe ndikon në harmoninë e tyre me grupin.
Ju keni drejtuar shumë skuadra. Shqipëria me cilën prej tyre ju ngjan?Me Modenën. Ajo skuadër u ndërtua mirë dhe u ngjit nga Seria C në Serinë A
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.