Basha pritet me protesta në Durrës: Turp! Je i shitur te Rama!

Durrësi është një nga gjashtë bashkitë ku Lulzim Basha do të testohet në zgjedhjet e 6 marsit. Para këtij testimi, kreu i PD-së vendosi që të testojë mbështetjen që gëzon mes demokratëve të këtij qyteti.

Testimi, të paktën sipas postimeve në rrjetet sociale të mbështetësve të Berishës, dështoi.

“Hodhe gaz kundër nesh! Turp! Je i shitur! Njeri i Ramës. Basha ik! Rama ik”, ishin thirrjet dhe pankartat që mbanin në duar një grup qytetarësh.

Gjithsesi, takimi i Lulzim Bashës në Durrës me mbështetësit e tij nisi, ndërsa protesta kundër nuk kishte përmasat e asaj në Fier.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT