Krasniqi: Me Serbinë asnjëherë nuk merresh vesh
PRISHTINË – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se nuk është tragjike, nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen, pasi që pala kosovare dhe ajo serbe asnjëherë nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje, as në Rambuje dhe as në Vjenë. E rëndësishme, sipas tij, është që Kosova të punojë në sundimin e ligjit.
“Me Beogradin, edhe atëherë kur jemi marrë vesh, nuk jemi marrë vesh dhe fatkeqësia është se ne nuk jemi marrë vesh asnjëherë me këtë shtet, as në konferencën e Rambujesë, as pas bisedimeve të Vjenës dhe natyrisht nuk kam pritur se do të dalë diçka më e mirë, e më e mbarë as nga këto bisedime”, ka thënë Krasniqi, raporton KTV. Megjithatë i pari i Kuvendit të Kosovës, nuk e sheh përdorimin e forcës, si zgjidhje të problemeve në veri të Kosovës. “Përdorimi i forcës nuk prodhon demokraci, institucionet që janë për mbarëvajtjen e rendit dhe ligjit duhet të punojnë në këtë drejtim për t’u siguruar qytetarëve një zhvillim normal në Kosovë”, është shprehur Krasniqi.
Refuzimin e mundshëm të marrëveshjes nga pala serbe, nuk e shohin si shqetësues as shefat e grupeve parlamentare të partive politike. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ende shpreson në arritjen e një marrëveshjeje. E Ismet Beqiri ka ritheksuar se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e delegacionin kosovar, në rast të një raundi të ri bisedash me palën serbe. Ndërsa, Ardian Gjini ka thënë se edhe nëse nuk arrihet marrëveshja, megjithatë dialogu nuk kthehet në pikën zero.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.