Moti i acartë mbërthen vendin / Dëbora mbulon edhe Llogaranë, ARRSH: Bëni kujdes (Video)

Moti i acartë ka mbërthyer të gjithë vendin, ndërsa në një pjesë të madhe të territorit raportohen reshje dëborë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se mes akseve ku duhet bërë kujdes nga drejtuesit e mjeteve duhet të jetë edhe ai i Qafës së Llogarasë.

“Në Llogara kanë filluar reshje të dëborës mjetet borëpastruese dhe grupet e punës janë në terren për pastrimin dhe trajtimin me kripë qarkullimi kryhet pa probleme. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftim.

Temperaturat kanë zbritur nën zero gradë pothuajse në të gjithë vendin, ndërsa dita më e ftohtë parashikohet që të jetë e hëna, ku termometri pritet që të shkojë deri në -8 gradë në zonat e ulta dhe bregdet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT