Kisha Ortodokse serbe: Mos e shisni Kosovën

Kisha Ortodokse serbe i ka dërguar një apel kryetarit të Serbisë Tomislav Nikoliç, kryeministrit serb Ivica Daçiç dhe zv.kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç që të mos e pranojnë për asnjë kusht të Bashkësisë Evropiane për anëtarësim të Serbisë në të, njofton FoNEt.

Në kumtesën e kishës, nënshkruar nga Ipeshkvi Irinej, ndër të tjera theksohet se, “kisha nuk iu drejtohet në mënyrë të rëndomtë, por kisha u bën apel që të mos pranoni kushtet e Brukselit që janë vënë për Kosovën dhe këtë gjë, kisha e bën pasi në opinion publik është thënë se “Kisha po hesht rreth Kosovës”.

“Kisha nuk po hesht rreth Kosovës”, thotë kumtesa e cila vazhdon pastaj me gënjeshtra të njohura rreth realitetit historik, të shkuar dhe aktual në Kosovë.

“Premtimet më të rëndësishme bërë para e pas zgjedhjeve me të cilat e fituat besimin e popullit që në këtë periudhë turbullirash e trazirash të udhëhiqni Serbinë, kanë qenë se nën kurrfarë kushtesh nuk do ta dorëzoni, nuk do ta tradhtoni dhe nuk do ta shisni Kosovën”, thotë ndër të tjera kumtesa e Kishës Ortodokse Serbe.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT