Rama nxjerr pyetjen e radhës: A duhet të legalizohet kanabis në Shqipëri?

Kryeministri Edi Rama i ka drejtuar “popullit” të Facebook pyetjen e radhës për të dhënë përgjigje për referendumin e qeverisë me 12 pyetje. Sot i ka ardhur radha e pyejtes numër 6 dhe që prek një ccështje që ka pasur debate prej kohësh, edhe ajo është legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore.

“Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?”. Kjo është pyetja e Ramës e postuar së fundmi në rrjetet sociale.

Pyejet shoqërohet edhe me sqarimin: Kanabisi mjekësor, i cili është i ndryshëm nga kanabisi për përdorim vetjak, provohet gjerësisht nga shkenca se ka efekte kurative. Megjithatë, siç rezulton nga eksperienca e vendeve të ndryshme të rajonit apo botës, shfrytëzimi i kontrolluar i kanabisit nga shteti ka impakt shumë pozitiv jo vetëm në shëndetësi, por edhe në rritjen ekonomike dhe në luftën kundër shfrytëzimit të paligjshëm të kësaj bime.

“Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudoqoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon https://keshillimikombetar.al/#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin”, shkruan kryeministri në faqen zyrtare në Facebook.

Rama nxjerr pyetjen e radhës: A duhet të legalizohet kanabis në

Back to top button
LAJMET E FUNDIT