VIDEO/ “Nar” Koka bëhet pjesë e sfidës, imiton presidentin Meta: Ti moj Korça ime…

Pak ditë më parë Presidenti Ilri Meta ka postuar në rrjetet e tij sociale një video teksa recitonte në dëborë për Korçën.

Kaq mjaftoi që video të bëhet virale në rrjet dhe shumë personazhe të njohur të televizionit të nisin ta imitojën dhe sfidojnë.

Sfidës së hapur së fundmi i është bashkuar edhe vëllai i ish-deputetit Lefter Koka, Leonard Koka ose sikurse njihet ndryshe ‘Nari’.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, shihet se si Koka lë telefonin në tavolinë dhe nis të recitojë me këmbë e me duar brenda ambienteve të banesës së tij. Ai dëgjohet teksa imiton Presidentin Meta duke recituar vjershën për Korçën.

“Metachallenge” është rikrijuar nga shumë personazhe të tjera të jetës publike në vend, por nota humori kanë shkaktuar aktorët e humorit që e kanë krijuar me atë rast edhe disa vargje autentike të tyre. Gjithë “vallja” u nis nga aktori i humorit, Agron Llakaj, që i dedikoi një poezi cigares.

‘Me rastin e hapjes së konkursit të poezisë nga Ilir Meta drejpërsëdrejti nga qyteti i Korçës, do jem dhe unë pjesë, nuk dua çmim, mjafton pjesmarrja. E dashur dua të bëhem cigare të mbes në buzët e tua, sa herë që ta thithësh të më kujtosh mua. Por jo e dashur, ti gjithmonë e prish planin, kur unë bëj një cigare unë e lë duhanin,’- thotë aktori në video.

I radhës që e vazhdoi garë ishte aktori tjetër i humorit Salsano Rrapi. As ky nuk ka dalë në dëborë, por në ballkon. Epo në gjithë këtë konkurs, me pjesëmarrje të lartë… le të fitoj më i miri!/ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT