“Nuk mund të angazhohem më me Komisionin e Rithemelimit”, a po tërhiqet Paloka nga grupi që mbështet Berishën?

Deputeti Edi Paloka, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së, u shkarkua nga Lulzim Basha pasi iu bashkua lëvizjes së Sali Berishës.

Ai u zgjodh nga Berisha anëtar i Komisionit të Rithemelimit.

Por duket se Paloka po tërhiqet nga mbështetja për ish-kryeministrin non grata.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Paloka nuk reshti duke akuzuar Lulzim Bashën, por edhe eksponentë të tjerë të PD-së që i kanë kthyer krahët Sali Berishës.

Por një fjali e tij në fund ishte më e fortë se sukmet kundër Bashës.

Deputeti demokrat tha se për shkak të përgjegjësive që ndjen për situatën që ndodhet PD-ja sot, nuk mund të angazhohet më shumë me Komisionin e Rithemelimit.

“Nuk mund të angazhohem më shumë me Komisionin e Rithemelimit. Jam përgjegjës i kësaj situate të rëndë që ndodhet PD-ja” tha Paloka.

A do të thotë kjo tërheqje përfundimtare nga grupi i Berishës? Fjalia duket e qartë.

Më herët ishte Evi Kokalari që shpalli tërheqjen që një ditë më pas e anulloi, por që gjithsesi nuk shihet më në qarkullim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT