“Qani hallet, sa më pak politikë”/ Rama jep lajmin nëse PS-ja, do marr pjesë në zgjedhjet e 6 marsit

Disa ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlamentar.

Në fillim të kësaj mbledhje Rama është ndalur tek procesi i Këshillimit Kombëtar me pyetësorin me 12 pyetje. Ai ka folur edhe për zgjedhjet e 6 marsit ku ka pranuar se PS do marrë pjesë në këto zgjedhje.

“Ndërkohë një objektiv i ri është shfaqur papritur para nesh, zgjedhjet e pjesshme lokale. Sigurisht që do ta përmbushim me seriozitet pjesën tonë që në 6 njësi vendore të zgjidhen kandidatët e partisë, por nuk do të lëmë pas dore asnjë gjë tjetër, pa humbur fokusin tek Këshillimi Kombëtar. Mesazhet tona duhet të jenë thuajse tërësisht të lidhura me hallet. Sa më pak politikë në këto zgjedhje. Politikisht panorama e këtyre zgjedhjeve është e qartë për të gjithë. Nga njëra anë ne, nga ana tjetër kundërshtarët. 6 sheshe, 12 përsheshe. Varet si do të rreshtohen”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT