“Meta e mban peng edhe për pak kohë ”/ Rama: Presidentin e ri do ta zgjedhim ne, duke pyetur populli

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, i cili pak ditë më parë dekretoi 6 marsin si ditën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki.

Sipas kryeministrit Rama, Meta për një kohë të gjatë ka shkelur kushtetutën, ndërsa mban peng institucionin.

“Komplikimi i skajshëm të PD, na e bën të vështirë të gjejmë adresën se ku do e kërkojmë dialogun dhe do e zgjedhë ky grup Parlamentar. Do mendojmë për mënyrën si të këshillohemi me qytetarët për këtë vendimmarrje. Të zgjedhim opinionin e njerëzve, të presidentit apo presidentes së re. Se një histori tregon se e kanë degraduar institucionin.” tha Rama.

“Do gjendet mes nesh. Mund të jetë edhe jashtë vendit. Do japim mundësinë që për 5 vitet e ardhshme të ketë një njeri normal.” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT