6 marsi/ Meta i përgjigjet Ramës: Unë nuk garoj me askënd para 24 korrikut, janë kurthe…

Presidenti i vendit Ilir Meta këtë të hënë ka folur sërish në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

Meta është shprehur se është koha që të reflektojnë të gjithë për të hapur rrugë integrimit të vendit në BE.

Meta ndër të tjera ka theksuar se ai nuk do të jetë në asnjë garë politike para 24 korrikut, ballafaqimi me të mund të bëhet pas kësaj date.

“Është një moment i rëndësishëm për të reflektuar dhe për të përshpejtuar rrugën e integrimit evropian të vendit. Shpopullimi i Shqipërisë është një tjetër problem dhe është e rëndësishme që të gjithë duhet të kemi në fokus për të kthyer shpresën tek të rinjtë.

Këto janë kurthe militantësh dhe koha e teatrit të kukullave ka përfunduar me 25 prill dhe unë nuk kam marrë dhe nuk do të marr pjesë në asnjë garë politike deri më 24 korrik, dhe pas kësaj gare do të bashkëbisedojmë me popullin heroik dhe të gjithë ato që i ka marrë malli që të ballafaqohen me Ilir Metën do të mund ta bëjnë pas korrikut”, është shprehur ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT