‘Skifterët’ shqiptarë vjedhin shtëpinë e ish-futbollistit të Milan/ Marrin trofe, para dhe…fanellën e Ibrahimovic

Dy shqiptarë janë bërë protagonistë në Itali, pasi kanë hyrë në banesën e ish-futbollistit të njohur italian për të vjedhur.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët u futën në shtëpinë e ish-lojtarit të Milanit, Gianni Rivera.

Ngjarja ka ndodhur në Romë, ku dy shqiptarët hynë në bodrum për të depërtuar në dhomën e blinduar me 6 dyer të Riveras.

Në këtë dhomë, Rivera mbante të gjithë trofetë që ka fituar gjatë karrierës së tij. Shqiptarët shkaktuan zjarr gjatë vjedhjes dhe arritën të dalin me disa gjëra.

Ata morën një trofe, një pllakë të Milan, fanellën origjinale të Ibrahimovic dhe mbi 6000 euro. Megjithatë policia arriti të arrestojë dy shqiptarët pak kohë pas grabitjes.

Bëhet e ditur se në kërkim është edhe një i tretë.

'Skifterët' shqiptarë vjedhin shtëpinë e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT