Tre doza vaksine për t’u futur në Kosovë/ Qytetarët bllokojnë rrugën në Morinë: Për një thes misër 10 € duhet të paguajmë 30 euro test PCR

Një numër qytetarësh kanë tentuar që të bllokojnë rrugën në Morinë. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova ka aplikuar së fundmi në kufij. Qytetarët kërkojnë heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për futur në vendin fqinj duhen tre doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.

Nga pamjet e siguruara nga ABC në kufi duket një prezencë e shtuar e forcave policore të cilët tentojnë të negociojnë me qytetarët që kanë bllokuar rrugën.

“Herën e parë me një vaksinë, herën e dytë me dy, herën e tretë me tre. Ndërkohë që vaksina e tretë bëhet gjashtë muaj. Ka afat kohor 6 mujor,” shprehet një qytetar i revoltuar.

‘Qeveria e Kosovës të heqë të paktën vaksinën e 3-të dhe tamponin. Ne kemi njerëz tanë atje. Në Kombin tonë na dalin pengesa, ne kemi shumë pengesa. OBSH thotë të lehtësohen lëvizjet e lira e mundësisht të hiqen krejt. Unë e kam gjithë farefisin në Kosovë, çdo kuksianë ka njerëz të vet në Kosovë, boll 40 vjet nuk u pamë edhe sot të mos shkojmë në Kosovë.’- tha një qytetar.

‘Për një thes misër që bën 10 euro, duhet më pagujt 30 euro test PCR.’– u shpreh një qytetar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT