Pije të nxehta dhe ngrohje graduale, Brataj jep disa KËSHILLA për të përballuar të ftohtin “polar” që ka mbërthyer vendin tonë

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka dhënë disa këshilla për qytetarët për të përballuar të ftohtin dhe temperatuarat e ulta që kanë përfshirë vendin tonë.Përmes një postimi në facebook, Brataj thotë se në këto ditë të ftohta duhet të konsumojmë vakte të rregullta, pije të nxehta, të shmangin alkolin dhe të ngrohim ambientin në mënyrë graduale.

Postimi i plotë i Skëndër Bratajt:

KËSHILLA PËR TË JETUAR ME TË FTOHTIN!

– Konsumoni vakte të rregullta dhe pije të nxehta (të paktën 1-1.5 litër lëngje në ditë).

– Shmangni alkoolin dhe pijet superalkolike. Ndryshe nga sa mund të mendohet, ato jo vetëm që nuk ndihmojnë në mbrojtjen kundër të ftohtit, por shkaktojnë humbjen e nxehtësisë së prodhuar nga trupi dhe të favorizojnë fillimin e hipotermisë!

– Në rast të sëmundjeve kardiovaskulare ose të aparatit respirator shmangni daljet herët në mëngjes dhe në mbrëmje dhe preferoni orët më pak të ftohta të ditës.

– Mos e nënvlerësoni rëndësinë e veshjes.

Kapele, shamia, dorezat, dhe pardesyja ose xhubi i ngrohtë janë ndihma të shkëlqyera kundër të ftohtit.

-Mos harroni të vishni këpucë me thembra që nuk rrëshqasin në rast akulli.

– Nëse do të shkoni në një udhëtim me makinë, mos harroni të merrni me vete batanije dhe pije të ngrohta.

– Kini kujdes të mbroheni nga ndryshimet e papritura të temperaturës kur kaloni nga një mjedis i ngrohtë në një mjedis të ftohtë dhe anasjelltas.

– Ngrohja duhet të jetë graduale

– Në shtëpi, rregulloni temperaturën rreth 20-22 ° C dhe mbani lageshtinë e ajrit në dhomë pasi nga nxehtësia ajri bëhet shumë i thatë dhe dëmton mukozat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT