Pasaporta për shqiptarët e Kosovës? Berisha: Na pengojnë detyrimet e shengen
Kryeministri Sali Berisha, ka pranuar sot në Tiranë se qeveria e Shqipërisë nuk do të mundet të zbatojë planin e saj për njohjen e shtetsësisë dhe lëshimin e pasaportave për shqiptarët në trojet etnike në rastin e qytetarëve të Kosovës.
I pyetur nga të rinjtë e PPE, Berisha ka thënë se “ka një problem me Kosovën, sepse ne kemi regjim të liberalizuar vizash në zonën shengen, ndërsa ata janë në negoiata me KE po presim zgjidhjen për të marrë një vendim”, tha Berisha.
Sipas Berishës, Shqipëria nuk do të influencojë në kiëtë proces, por pas negociatave mes Kosovës dhe KE do të gjendet një zgjidhje për pajisjen me pasaporta shqiptare të qytetarëe të Kosovës.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.