Shpërthimi me tritol, reagon policia e Durrësit: Ja si ndodhi ngjarja në banesën e Dukës

Mbrëmjen e sotme presidentit të FSHF-së Armand Duka iu vendos eksploziv në hyrje të shtëpisë në Durrës.

Policia e qytetit bregdetar njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës.

Po sipas policisë, lënda plasëse ishte vendosur para portës së Armand Dukës.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./m.j

Back to top button
LAJMET E FUNDIT