I gjithi me të zeza! Del FOTO e personit që i vendosi tritolin në shtëpi Armand Dukës

Ka dalë në media foto e personit të maskuar që tritolin në derën e banesës së presidentit të FSHF, Armand Duka.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar është foto është publikuar nga Euronews Albania.
Nga pamjet duket një person me kapuç dhe me maskë deri tek pjesa e syve që sapo vendos një pako në derën e banesës largohet me vrap.
Autori përshkon rrugën drejt bulevardit kryesor të Durrësit i qetë. Deri në këtë fazë ende nuk është bërë e mundur identifikimi i personit.