Shkup, mediet nxisin heqjen e mbishkrimeve shqip
SHKUP – Mediet maqedonase po nxisin dhe bëjnë thirrje për heqjen e tabelave dygjuhësore në maqedonisht dhe shqip të vendosura në disa institucione shtetërore.
Gjithashtu, këto media kanë bërë thirrje, që institucionet shtetërore si policia, inspektoratet arsimore dhe inspektoratet e tjera qeveritare të reagojnë edhe për heqjen e tabelave me emrat e rinj të personaliteteve historike shqiptare në katër shkollat shqipe në komunën e Çairit të Shkupit, informon agjencia e lajmeve INA.
Sipas tyre, shteti nuk mund të heq pesë tabela të vendosura siç thuhet në mënyrë antikushtetuese, me rastin e pagëzimit të katër shkollave shqipe në komunën Çair të Shkupit. Debate ka nxitur edhe tabela e vendosur në maqedonisht dhe shqip pranë institucionit “Qendra Nacionale e Konservimit”, që është pjesë e Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë.
Mediet dhe artistë maqedonas të kulturës kanë theksuar se, kjo tabelë pranë këtij institucioni kulturor që gjendet në Çarshinë e Shkupit është joligjore dhe se ajo duhet të hiqet nga Ministria e Kulturës. Sipas tyre, ky institucion i themeluar më 12 shkurt 1949 në çfarë baze ligjore përdor gjuhën shqipe, kur kjo siç nënvizohet nuk garantohet me ligj që institucionet qeveritare të kenë mbishkrime edhe në gjuhën shqipe.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.