“Gjaku nuk falet”/ Ekzekutoi vëllain e hasmit, 17-vjeçari nuk pendohet: Drejtësia nuk e dënoi…

Adoleshenti Florian Pervathi ka shpjeguar të gjithë skemën e vrasjen së hasmit të tij. 17-vjeçari ka deklaruar se me koshiencë të plot ka shkuar dhe ka kryer krimin pasi drejtësia nuk ka vepruar siç duhet për ekzekutimin e babait të tij, ndërsa ai ishte vetëm 4 vjeç kur mbeti jetim. Babanë ia vranë, ndërsa nëna u vetëhelmua nga dhimbja që i shkaktoi vrasja e bashkëshortit.
Rritja e Florian Pervathit me ‘këshillat’ se ‘gjaku nuk falet’ ku gjakmarrja është një fenomen ende prezent në fshatin Manati të Lezhës, duket se i ka pasur rrënjët edhe tek drejtësia e cunguar që u bë për vrasësin e babait të tij.
Prokurori Agim Dalipi, i cili sot është i shkarkuar nga vetingu, në 2009 kërkoi një dënim minimal për vrasësin Ndue Lekgjonaj. Aktualisht i mituri është në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk është marrë ende në pyetje.
Vrasja e djeshme në Lezhë si pasojë e gjakmarrjes i ka rrënjët 13 vite më parë, ku 17-vjeçarit Florian Pervathi i vranë të atin. Ndërsa nëna e tij nga dhimbja u vetëhelmua po atë ditë duke lënë jetim 4 fëmijët, mes të cilëve edhe Floriani, atëherë vetëm 4 vjeç.