“E papranueshme që shqiptarët të copëtuar në 5 shtete, të shndërrohen në 5 kombe”

Në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Myhni, kryeministri Berisha në fjalën e tij se theksoi se është e papranueshme ideja që shqiptarët të copëtuar në 5 shtete të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme. Ai theksoi se analfobia në rajon është e pranishme, dhe përbën rrezik të madh për stabilitetin. 
“Nëse ju shihni hartën e Europës nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombës dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. E rrezikshme është ideja, sipas të cilës meqenëse shqiptaret janë të copëtuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do te prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt.”- tha Berisha. 
Kryeministri Sali Berisha edhe në konferencë përmendi që e vetmja alternativë që çështja e shqiptarëve të ndarë në 5 shtete të mos kthehen në 5 kombe është bashkimi i tyre në një trup të vetëm.  
“Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Kur flas me miqtë e mi kroat, slloven dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë ‘baruti” urrejtje dhe përbuzje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptarët.  Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Ne kemi menduar se ne duhet të adaptojmë modelin e BE-së, të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë. Por kjo ne rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen ne 5 kombe, sepse nuk do te pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar.”- deklaroi kryeministri. 

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT