Gjykata njeh kryetar Lulzim Bashën, PD regjistrohet në zgjedhje, KQZ: I vetmi i autorizuar për..(DOKUMENTET)

Partia Demokratike ka dërguar kërkesën për t’u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e pjesshme lokale të cilat do të mbahen në 6 Mars, në 6 bashki të vendit. Kjo forcë politike ka dorëzuar emrat e saj për anëtarë të KZAZ-ve. Shkresa është firmosur nga përfaqësuesi për çështjet ligjore, Indrit Sefa.

Gjithashtu PD ka dorëzuar në KQZ vërtetimin e gjykatës për përfaqësimin e partisë së krijuar në dhjetor 1990 dhe në dokument thuhet se kryetari i PD, Lulzim Basha, është personi i vetëm i autorizuar për të paraqitur kandidatët për kryetarë bashkie në emër të PD.

Ditën e sotme edhe PS dërgoi në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet vendore të 6 Marsit, ndërsa LSI dorëzoi propozimet për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Kujtojmë se në 6 Mars do të zhvillohen zgjedhjet lokale në 6 bashki:

-Bashkia e Durrësit

-Bashkia e Shkodrës

-Bashkia e Vorës

-Bashkia e Lushnjës

-Bashkia e Rrogozhinës

-Bashkia e Dibrës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT