U arrestua për tritolin në banesën e Dukës/ Çfarë deklaroi 34-vjeçari, në polici rezultonte i…

Po hetohet ende shpërthimi me tritol në banesën e Armand Dukës, teksa policia ka arrestuar rreth 24 orë pas ngjarjes autorin e dyshuar.

Ndaj Arlen Hasanaj janë ngritur dy akuza, megjithatë nuk e ka pranuar krimin.

Ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen, por nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme.

Mësohet ndërkaq se Hasanaj nuk ka qenë i skeduar asnjëherë nga policia. Arrestimi ka ardhur pasi u vërtetua nga lëvizjet që bëri nëpërmjet kamerave të sigurisë.

34-vjeçari, i cili figuron administratori i një biznesi në Durrës, nuk bëri rezistencë në momentin e shoqërimit, por deri tani nuk i ka pranuar akuzat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT