Prapaskenat/ Meta nis sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese, çon në Kolegj gjyqtaren që rrëzoi zgjedhjet lokale

Ilir Meta kërkon hetim dhe ndëshkim disiplinor ndaj anëtares së Fiona Papajorgji duke e akuzuar për shkelje të procedurave gjatë shqyrtimit të çështjes për vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Ajo ka qenë relatore e çështjes për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Ai i është drejtuar Kolegjit të Posaçëm të Apelimit duke kërkuar një hetim të gjyqtares. “Veprimet e sipër evidentuara të Relatorit të çështjes, ku mund të jenë përfshirë dhe gjyqtarë të tjerë, për interesa që nuk përkojnë me ato të popullit shqiptar, bënë që Gjykata Kushtetuese të vijonte më pas me një vendim ku ajo hoqi dorë nga ushtrimi i funksionit të saj sublim dhe kjo Gjykatë të shpallte veten jo kompetente, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve, parimeve dhe vlerave më të larta tona shoqërore e morale mbi të cilat ne si shqiptarë kemi vendosur të ndërtojmë jetën tonë, në një shoqëri me demokraci funksionale”, thuhet në kërkesën prej 18 faqesh drejtuar KPA-së.
Më tej ai shprehet se “nga hetimi disiplinor që do të kryejë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që do të duhet të përfshijë dhe dhënien e shpjegimeve prej trupës gjyqësore kushtetuese, mund të rezultojë që edhe anëtarë të tjerë të trupës aktuale të Gjykatës Kushtetuese, të jenë të përfshirë në këtë shkelje të rëndë të ligjit dhe të etikës, që diskretiton figurën e gjyqtarit kushtetues, por këtë do të duhet ta zbardhë hetimi disiplinor”.
Kreu i shtetit aludon se gjyqtarja mund të jetë edhe simpatizante e së majtës, pasi shprehet se ajo ka votuar në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ankimimi i presidentit Meta vjen pasi Kushtetuesja legjitimoi zgjedhjet e 30 qershorit, por edhe disa ditë përpara se ai të ballafaqohet personalisht me këtë gjykatë. Me këtë ankesë njëherësh kreu i shtetit synon që t’i paraprijë procesit që pritet të nisë me 1 shkurt nga kjo Gjykatë. Bëhet fjalë pikërisht për çështjen që do të shqyrtojë mbi kërkesën e Parlamentit për shkarkimin e presidentit.
Ky mund të cilësohet si akti i dytë i presidentit kundër Gjykatës Kushtetuese. Disa javë më parë presidenti shpalli të përfunduar mandatin e anëtarit Përparim Kalo. Ai është pikërisht relatori i çështjes së presidentit që pritet të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Këto lëvizje shihen si prapaskenat e presidentit përpara se Gjykata Kushtetuese të nisë seancën e shqyrtimit me 1 shkurt, duke pasur ndonjë alibi të kreut të shtetit për vendimin që mund të marrë ky institucion.
Argumentet e Metës ndaj gjyqtares së rrëzoi 30 qershorin
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë,e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Elsa Toska,Marsida Xhaferllari, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Enina Kotoni, në datat 23.06.2021 dhe 02.11.2021,ka shqyrtuar në seancë plenare publike çështjen nr. 7 (S) 2019 të Regjistrit Themeltar, që i përkiste këtyre palëve: Kërkues Shoqata e Bashkive të Shqipërisë; subjekte të interesuara në këtë gjykim, Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Avokati i Popullit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia “Bindja Demokratike”; me objekt: 1. Konstatimi antikushtetues i zgjedhshmërisë/procesit zgjedhor të zhvilluar më 30 qershor 2019 për zgjedhjen e organeve të qeverisjes vendore, të kryetarëve të bashkive dhe anëtarëve të këshillave bashkiakë dhe, si rrjedhojë, konstatimi antikushtetues i zgjedhjes së anëtarëve të këtyre organeve; 2. Verifikimi i kushtetutshmërisë së veprimtarisë së partisë “Bindja Demokratike” në lidhje me regjistrimin e saj në gjykatë dhe zgjedhjet e datës 30 qershor 2019.
Gjykata Kushtetuese, duke vlerësuar se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë kërkuesja nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues, në përfundim me Vendimin nr. 36, datë 04.11.2021,vendosi: “Rrëzimin e kërkesës”.
Pas shqyrtimit të të gjithë dosjes gjyqësore që na është përcjellë nga Gjykata Kushtetuese, rezultojnë disa të dhëna e fakte që bëjnë të detyrueshme t’ju përcjellim këtë informacion të shoqëruar me prova bindëse të cilat konfirmojnë se, ka të dhëna mëse të mjaftueshme se një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe konkretisht zonja Fiona Papajorgji dhe relatore e kësaj çështje ka konsumuar shkelje të rënda profesionale dhe etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit.
Përsa rezulton në dosje ekziston dyshimi ynë se në këtë veprimtari në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 8577/2000, mund të jenë përfshirë edhe disa anëtarë të tjerë të Gjykatës Kushtetuese.
Këto të dhëna sipas parashikimeve të nenit 128 të Kushtetutës dhe nenin 10, 10/a të ligjit nr. 8577/2000, kërkojnë domodosmërisht që nga ana juaj të merren masa për fillimin menjëherë të procedimit disiplinor dhe të merren masa emergjente dhe të themelta në lidhje me këtë procedim disiplinor sipas ligjit.
Duke qenë se Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka mundësi praktike të marrë dijeni mbi shkeljet profesionale apo etike përgjatë një shqyrtimi gjyqësor kushtetuestë një apo gjithë trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese, e cila për shkak të shkeljeve të konsumuara, nuk ka interes të njoftojë Kolegjin (pikërisht të faktit se mund të jenë përfshirëshumë anëtarë tëtrupës gjyqësore), Presidenti i Republikës, si Kreu i Shtetit,si institucioni kushtetues i pavarur me rol të veçantë e të pazëvendësueshëm në zgjidhjen e krizave, përfaqësues i unitetit të popullit, dhe që ka për detyrë të monitorojë funksionimin normal të mekanizmave kushtetues, duke ndërhyrë për eliminimin e mangësive në këtë drejtim[1], në përmbushje të rolit dhe misionit të tij kushtetues, dhe si palë pjesëmarrëse në procesin gjyqësor kushtetues ku janë konstatuar shkeljet,
i paraqet Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, këtë material informues mëse të mjatueshëm dhe të arsyetuar, të shoqëruar me prova të siguruara nga vet Gjykata Kushtetuese, në mënyrë që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, të njihet dhe të vihet në dijeni mbi këto shkelje procesionale dhe etike, dhe të fillojë procedimin disiplonor sipas kërkesave të Kushtetutës dhe Ligjit.
[1]Detyra e tij si përfaqësues i unitetit të popullit është të mbikëqyrë funksionimin normal të mekanizmave kushtetues, duke ndërhyrë për eliminimin e mangësive në këtë drejtim (shih vendimin nr. 76, datë 25.04.2002 të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimin nr. 26 datë 25.05.2021).
Nga hetimi disiplinor që do të kryejë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që do të duhet të përfshijë dhe dhënien e shpjegimeve prej trupës gjyqësore kushtetuese, mund të rezultojë që edhe anëtarë të tjerë të trupës aktuale të Gjykatës Kushtetuese, të jenë të përfshirë në këtë shkelje të rëndë të ligjit dhe të etikës, që diskretiton figurën e gjyqtarit kushtetues, por këtë do të duhet ta zbardhë hetimi disiplinor
Gjithsesi dyshimi i bazuar dhe i mbështetur në provat që kemi në dispozicion bie fillimisht tek Relatori i çështjes, gjyqtarja Fiona Papajorgji, e cila ka për detyrë të kujdeset për dosjen dhe relatimin dhe veprimet e plota mbi të, por referuar faktit të caktimit si relatore pa short; qëndrimeve të saj individuale të mbajtura prej saj fillimisht në kolegj, apo më pas në mbledhjen e gjyqtarëve, për të mos kaluar për shqyrtim çështjen më të rëndësishme të vendit,krijojnë të gjithë dyshimin e arsyeshëm mbi njëanshmërinë e saj, në favor të organit të emërtesës që e ka zgjedhur atë në këtë detyrë (Kuvendit të Shqipërisë) dhe Këshilli i Ministrave, mazhorancën e të cilave e mbizotëron subjekti politik Partia Socialiste, e cila përmes përfaqësuesve të saj në KQZ dhe përmes një rezolute të Kuvendit, realizuan pa garë, pa dekret të Presidentit, dhe pa alternativa, zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, duke bërë të mundur kapjen totale përmes emërimeve politike tëgjithë pushtetit vendor, si të gjithë Kryetarëve të Bashkive ashtu dhe të gjithë anëtarëve të Këshillave Bashkiakë?
1. Në dosje nuk evidentohet ndonjë procesverbal i datës 3.12.2019,mbi hedhjen e shortit për rishortimin e kësaj dosjeje. As ndonjë urdhër i Kryetarit tëGjykatës Kushtetuese për caktimin e relatores për çështjen. Pra është tërësisht e paqartë dhe e pazbardhur se si i është caktuar zonja Fiona Papajorgji si relatore për këtë dosje. Duke prezumuar kështu faktin që, ose zonja Papajorgji ka shprehur dëshirën, ose është caktuar nga Kryetarja e Gjykatës si relatore e çështjes, pa hedhur një procedurë shorti si kërkesë taksative e ligjit.
Ky fakt meriton një hetim të plotë disiplinor për t`iu përgjigjur pyetjeve të shumta, veçanërisht nëse:
– Cila është arsyeja që ka çuar në një shpërndarje të tillë të çështjes së zgjedhjeve vendore 2019?
– A është shkelur hapur neni 27/6 e ligjit nr. 8577/2000 ?
– A ka patur apo shprehur zonja Papajorgji ndonjë preferencë për marrjen e kësaj dosje për relatim, duke qenë se ajo është zgjedhur nga organi i emërtesës- Kuvendi i Shqipërisë në datë 11.11.2019, si kandidaturë e vetme në listën që ky organ ka vlerësuar në dispozicion të dërguar nga KED?
– A është shpërndarja e dosjeve pa short në Gjykatën Kushtetuese, një fenomen i izoluar si ky rast i provuar, apo kjo është një mënyrë veprimi me të gjitha dosjet në Gjykatën Kushtetuese, pas muajit nëntor 2019, kohë kjo kur kjo Gjykatë u plotësua me anëtarët e rinj?
Nëse ky është një fenomen masiv, atëherë procedimi disiplinor duhet të shtrihet sipas kërkesave të ligjit ndaj kujtdo gjyqtari të përfshirë në këto shkelje profesionale dhe etike.
Një pyetje tjetër shumë e rëndësishme që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, duhet ta zbardhë përmes një hetimi disiplinor të thelluar dhe që duhet t’i marrë shpjegimë zonjës Fiona Papajorgji dhe gjithë trupës gjyqësore kushtetuese është:
– A ka marrë pjesë dhe a ka votuar zonja Fiona Papajorgji apo ndonjë anëtar tjetër i trupës gjyqësore nëprocesin e votimevetë 30 qershorit 2019?
– Nëse po, gjyqtarët që kanë marrë pjesë dhe kanë votuar në 30 qershor 2019, a kanë qenënë një situatë të papajtueshmërisë së ushtrimit të funksionit që sipas nenit 36 pika 1/b, ç, i detyronte ata që të hiqnin dorë nga shqyrtimi i kësaj çështje?
Nëse një gjyqtar Kushtetues, ka shkuar dhe ka votuar në votimet e 30 qershorit 2019, si mund të ishte ai një gjyqtar objektiv, i paanshëm për të shqyrtuar atikushtetutshmërinë e këtij procesi votimesh?!