Aktori Veleshnja vlerëson shefin e qarkullimit rrugor Qibinin: Faleminderit që…

Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, ka vlerësuar shefin e qarkullimit rrugor, Besmir Qibinin, për menaxhimin e trafikut në Tiranë ditët e fundit.

Sipas Veleshnjës, Qibini ka qenë i aftë të mirë menaxhojë shqetësimin e përditshëm të shumë qytetarëve të kryeqytetit.

“Vuajtëm me trafikun aq shumë sa humbëm kohë nerva dhe karburant. Pse? Sepse policia rrugore nuk kishte drejtues pasi, ai që ishte nuk ishte i aftë mesa u pa. Për të vënë në dukje ata që nuk punojnë te “Shqiponjat” jemi të parët, por kur biem rehat nuk dalim të flasim mirw sepse jemi xheloz.

Deri sa të mirin e heqin dhe pastaj ne vuajmë prapë sepse sjellin dikë që është i paaftë. Në rastin konkret duhet një falenderim për drejtimin e policisë rrugore tashmë. Unë shkoj çdo ditë në Kashar për në Top Channel dhe ne e dimë se cfarë kemi hequr me trafikun por ka disa ditë që dua ta duartrokas atë që drejton policinë rrugore dhe t’i them faleminderit që bën punën siç duhet!,” shkruan Veleshnja në Instagram.

Aktori Veleshnja vlerëson shefin e qarkullimit rrugor Qibinin: Faleminderit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT