“Rama dhe Brava në garë për të shtypur votën”, Berisha ka një pyetje për demokratët: Me cilin je ti?

Ish-kryeministri Sali Berisha është ditën e sotme në Patos në përvjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike.
Në fjalën e tij Berisha u ka kërkuar të gjithë demokratëve t’I bëjnë një pyetje vetes së tyre sa I përket partisë që I përkasin dhe liderit që mbështesin.
“Çfarë zgjedhjesh bën ai që u thotë demokratëve që në Kuvendin e tij marrin pjesë 5 mijë e 4 delegatë kur salla kishte 1 mijë e 500 karrigë.
Mos Harroni se ato janë vota dhe mandate të gjitha të paligjshme.
Kjo tregon se Rama dhe Lul Brava janë në garë se si të shtypin më shumë votnë e lirë.
Tani t’ju bëj një pyetje unë, të gjithë demokratëve.
Me cilin je ti? Me atë që hedh gaz helmues, pluhur helmues, bomba helmuesve dhe lëngje neuroparalizuesve votuesve të tij që ka ndodhur kurrë ndonjhërë apo je me demokratët që duan të qëndrojnë si opozitar të vërtetë, që duan të luftojnë kundër një regjimi të bazuar në krim “- tha Berisha.