“Ilir Vrenozi në polici”/ Meta reagon për kryesharësin: Adashi im më njoftoi vetë, edhe kjo besoj rastësi

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjetet sociale një njoftim ku thuhet se Ilir Vrenozi është shoqëruar në polici.
Meta thotë se në lidhje me këtë gjë e ka njoftuar vetë Vrenozi duke e cilësuar adashin e tij. Ai ironizon duke thënë se duhet t’i urojmë Vrenozit një intervistë konstruktive dhe demokratike.
“Edhe kjo besoj RASTËSI, por e vërtetë se më njoftoi vetë adashi im. Ti urojmë një intervistë konstruktive dhe demokratike. Nga Republika e Shqipërisë, në Republikën Socialiste të Rastësive”, shkruan Meta./m.j