Gjenerali serb pranon krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

               Dragoljub Ojdanic

Gjykata e Hagës ka bërë të ditur se ish-gjenerali serb i ushtrisë së Jugosllavisë, Dragoljub Ojdanic, ka pranuar dënimin prej 15 vjetësh burgim, për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999.

“Shpreh keqardhjen time të sinqertë për të gjithë ata që kanë vuajtur nga sjellja për të cilën jam dënuar”, ka thënë Ojdanic, i cili ka tërhequr apelin e tij për aktgjykimin e shkallës së parë, të shqiptuar më 26 shkurt të vitit 2009.
Më tërheqjen e apelit ndaj vendimit, i cili e ka bërë fajtor për dëbim të dhunshëm të banorëve shqiptarë nga Kosova, Ojdanic ka pranuar veprën e kryer, për të cilën është ngarkuar së bashku me gjashtë zyrtarë të lartë politikë, ushtarakë dhe policorë të Serbisë.
“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet në gjykim. E gjitha çfarë më mbetet është të shërbej dënimin”, ka deklaruar Ojdanic.
Ai ka shërbyer si shef i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Jugosllavisë nga viti 1998 deri më 2000. 

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT