Ekspertët amerikanë tregojnë se kur mund të sulmojë Rusia, e gjithë ushtria është pozicionuar dhe pret vetëm…

Midis 120,000-125,000 ushtarë rusë janë pozicionuar në kufi me Ukrainën, ndërsa “shumë e shumë të tjerë” janë duke ardhur, ka bërë me dije inteligjenca ukrainase.

Një pushtim i mundshëm i Ukrainës nga Rusia është më pranë se kurrë, madje ekspertët amerikanë thonë se mund të ndodhë brenda tre javëve të ardhshme, nëse diplomacia dështon, raporton newsbomb.al.

Disa besojnë se Rusia do të sulmojë në 4 shkurt, që është edhe dita e nisjes së Lojërave Olimpike në Pekin të Kinës.

Ditën e sotme Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se i ka dërguar Moskës një letër, që e cilësoi si “një shteg i rëndësishëm diplomatik”. Blinken tha se letra nuk i premton Ukrainës që Ukraina nuk do të pranohet kurrë në NATO.

“Ne e kemi bërë të qartë se ka parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe ti mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë,” tha Blinken.

Aktualisht thuajse të gjitha armatimet e rënda, ushtarët dhe artileria ruse që ndodhen në kufi, janë pozicionuar duke rrethuar të gjithë pjesën veri-lindje-perëndim të Ukrainës. Sakaq, trenat nga Moska tashmë po sjellin karburant, municione, sisteme komunikimi dhe ushqime.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT