UÇPMB u krijua si sot 13 vjet më parë, komandantët kujtojnë se si u krijua… (VIDEO)

PRESHEVË – 3 vite më parë, pikërisht në 26 janar të dimrit 2000, në Dobrosinin heroik, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Luginës së Preshevës shkrepën pushkën e parë dhe dolën në skenë publikisht. Ish-komandati i UÇPMB-së  (“Poeti”) ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, se dita e sotme 26 janari është vërtet kur UÇPMB ka dalë publikisht dhe zyrtarisht si ushtri e Kosovës Lindore, por nëse flasim për pushkën e parë kundër serbit ajo ka ndodhur më 15 nëntor të vitit 1999-të. Për këtë kanë shkruar edhe agjencitë, mediat botërore”.


Tani shqiptarët e Luginës, janarin e përkujtojnë me krenari, ndonëse edhe i dhembshëm, por janari për ta është një muaj që sjell shumë kujtime sa të hidhura dhe aq krenare, ngase ka data të rëndësishme, e veçmas ajo e  26 janarit, “Flaka e Janarit”, si dhe dalja në skenë e ish-Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, raporton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.


Veterani, ish-luftëtari, Shefket Hasani ish-komandant i UÇMPB-së  (komandant “Poeti”), i cili para 13 vjetësh, më 15 nëntor 1999 ishte i pari që veshi uniformën dhe krisi pushkën i pari kudër Serbisë. Emri i Shefket Hasani ish-komandant i UÇMPB-së në ditët para të lufitmeve mes forcave të UÇPMB-së dhe dhe atyre serbe pushtoi mediat botërore duke filluar nga CNN, Le Monde, Washington Poste, Dely Telegraf, Tribune de Geneve, Le Temps, El Pais.. dhe natyrisht në gjitha mediat tona shqiptare etj…


Presheva Jonë: Z.komandat, siç kemi mësuar nga mediat botërore dhe shqiptare ju jeni njeriu i parë që veshi uniformën e UCPMB-së, jeni ushtari i parë që i ktheu pushkën Serbisë në Luginën e Preshevës, mu në fshatin tuaj në kufi me Koovën, në Dobrosin. Atëherë, mund të na thoni çfarë ndodhi dhe si erdhi puna deri aty, a nuk mjaftonte dialogu t’i zgjidhnit problemet para se t’i merrni pushkët?


Shefket Hasani: Të flas për atë kohë, na duhen shumë gjëra për të thënë, por ajo pushkë që ka krisur në Dobrosin, ishte pushkë jo për karrike në pushtet, por për çlirim të këtyre trojeve Dardane. Para 13 vitesh fshati im u  rrethua nga paramilitarë, terroristë e çetnikë serbë. Diku aty kah ora 13.15 minuta e 15 nëntorit ushtonte fshati nga artileria e tyre e rëndë dhe disa fëmijë të fshatit më lajmëruan se po vijnë shkiet me na vra. Në atë kohë shumë burra kishin shkuar në Pazar, kurse kishin mbetur shumë pleq e fëmijë. Unë me dy shokët e mi të nderuar, Feratin dhe Vehbiun përcollëm këtë situatë. S’munda të duroj kur pashë fëmijët e gratë tona duke qarë e vajtuar, “ooo mule bre se shkiet na ranë”. Vendosa ta kris pushkën, se nuk e durova më kështu. Me të krisur pushka ime, iu bashkuan menjëherë edhe shumë pushkë tjera nga Kosova, luftëtarë trima të trevave të ndryshme, që ishin të gatshëm edhe ata edhe më herët, por kishin pritur kush do t’ia nisë luftën i pari..


Këto ditë po mbushen, siç e thatë edhe ju, plot 13 vjet kur krisi pushka  e parë në Dobrosin, kur nisën kacafytjet e para mes ushtrisë së shqiptarëve etnikë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me emrin UÇPMB dhe forcave serbe JNA. Në përfundim të luftës në Kosovë, dy pikat më të nxehta që shqetësuan NATO-n atëherë ishte dhe janë Mitrovica dhe Presheva. Në rajonin  e Preshevës ish-luftëtarë të UÇK-së po bashkohen me Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjes të krijuar rishtazi, të njohur me shkurtimin e saj si UÇPMB.


Pas krisjes së pushkës së parë në Kosovën Lindore dhe pas vrasje së vëllezërve Saqipi, në janar të vitit 2000 dolën publikisht forcat e UCPMB-së, ku bashkë me patriotin Ridvan Qazimin alias komandant “LLeshin”, i vrarë në rrethana ende të panjohura, pasatj komandtin Shefket Mulsiuin , ish-drejtorin poltik të UCPMB-së Jonuz Musliun dhe të bashkuar  avancuan lirinë dhe proceset demokratike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nga e cila luftë, kacafytje kishte të vrarë nga dy palët, për ne dihet publikisht se në anët tona ishin 27 heronj, dëshmorë, kurse nga pala serbe kishte disa herë më shumë, por ata si zakonisht kur nuk dalin me informacione, sepse në ushtrinë e tyre, sidomos në vijën e parë kishte ose serbë ose mercenarë rusë apo sllavë ortodoksë të tjerë”, mbyll kujtimet ish-komandanti.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT