“Lefteri ‘kokë turku’”/ Meta akuza Ramës: Ai është i pari në aferën e inceneratorëve

Presidenti Ilir Meta thotë se Kryeministri, Edi Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi janë dy personat kryesor të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka të arrestuar me kërkesë të SPAK për këtë çështje tha se është “kokë turku”.

“I pari është kryeministri pasi çdo gjë është bërë me vendim qeveri, ke Sekretarin e Përgjithshëm të qeverisë që ka futur vendime në kundërshtim me vendimet e ministrave”, tha Meta.

Presidenti gjithashtu akuzoi të përfshirë në këtë aferë dhe disa ish-ministra dhe zv.kryeministrin, Arben Ahmetaj.

Për akuzat e shumta ndaj tij për korrupsion, Meta tha se është i pastër. Për përgjimet e vitit 2011 të ish-ministrit Prifti, Presidenti tha se pranoi të hetohej deri në fund pavarësisht se mund të shpëtonte me procedurë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT