Berisha rikthehet në Parlament flet për shembjet te “5 Maji” dhe kullat e PD: Në pallate ortakë të Bashës

Ish – kryeministri Sali Berisha është ndalur tek shembja e banesave tek “5 Maj”, duke theksuar se shteti po vepron në kundërshtim me çdo normë dhe në kundërshtim me kushtetutën.

“Jam këtu para jush që shfaqej drama njerëzore e një numri qytetarësh të cilëve pavarësisht që kanë 15-20 vite në shtëpitë e tyre u prishen banesat në kundërshtim me çdo normë ligj dhe kushtetutë. Nga qeveritarë që dëshmojnë që hajnitë dhe vjedhjet e tyre i kanë zhveshur nga çdo ndjenjë njerëzore. Duke thënë këto fjalë, personalisht e mbështes zhvillimin e qytetit dhe projektet që e bëjnë këtë qytet më të bukur por nuk mbetet kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij. Nëse t’i vendos për shkak të planeve për të prish shtëpitë e të tjerëve, ka një detyrim moral që të ulesh me ta. Tua shpjegosh planin dhe projektin të përcaktosh planin dhe projektin dhe të përcaktosh kushtet. Deri në 2014 parashikohej legalizim pastaj urbanizim. Këto shtëpi janë ndërtuar para 2014 dhe trajtohen me atë ligj. Legalizim pastaj urbanizim. Por kjo nuk ndodh. Janë të paligjshme dhe dhënie për efekte prapavepruese.

“Ortakë në pallate janë edhe përfaqësues të Lulzim Bashës. Këta qytetarë janë posedues jo pronarë e truallit. Njohja e saj është e detyrueshme.” tha Berisha.

“Të gjitha këto janë efekte prapavepruese të ligjeve kushtetuese dhe qëndrim mizor ndaj njerëzve në skena të papërsëritura. Bëhet edhe më tragjike kjo kur në shembjet e atyre shtëpive, ortak në pallate janë vetë përfaqësuesit e Lul Bravës. Vetëm një shtet bandash mund të veprojë në këtë mënyrë. Ata, të cilët iu shemben shtëpitë për të ndërtuar kulla 30-katëshe, aty kreu i Meduzës i këtij shteti ka parashikuar të ndërtojë kulla 30-katëshe pavarësisht nga plani për kulla 4-kulla””, theksoi Berisha duke iu referuar edhe planit të dalë në media për prishjen e selisë së PD-së dhe ndërtimit e disa kullave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT