Punimet në Parlament, Basha: Ku është Rama? Udhëton me charter luksoz me paratë e shqiptarëve

Në seancën e sotme plenare, kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur fjalën e tij duke sjellë në vëmendje faktin që salla e Kuvendit është e boshatisur nga ligjvënësit e mazhorancës dhe ministrat. Basha pyeti ku ndodhet kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se para dy ditësh kreu i qeverisë ka bërë një udhëtim me charter privat në një vend që nuk dihet.
“Ku është kryeministri? Para dy ditësh shkoi e erdhi me charter privat diku, dhe nuk pati deçencën t’u thoshte shqiptarëve për çfarë po i harxhon partë për udhëtim me charter luksoz. Vetëm karburanti shkon 120 mijë euro minimumi. Kur vjen puna për t’u përballur me përfaqësuesit e shqiptarëve s’e dimë ku është”, tha Basha.
Basha theksoi se në këto tetë është rritur korrupsioni në vend, ndërsa shtoi se nuk do të ndalet në luftën e tij deri në vendosjen para drejtësisë të përgjegjësit kryesor të korrupsionit në vend dhe , kokës së masakrës së 25 prillit.
‘Aleanca është e qartë që mbani me njëri-tjetrin. Nuk ka dyshim për shqiptarët se përse janë në këtë gjendje. Natyra e vërtetë kësaj qeverie shpaloset me aferën skandaloze. Jo vetëm për inceneratorët për çdo shkelje ju e bëni veshin e shurdhët. Sot fermerët shqiptarët janë pa mbështete. Miliarda euro këto tetë vite borxh, më shumë borxh nga të gjitha qeveritë e marra së bashku. Projektet e korrupsionit nuk u ndalët as në kohë pandemie. Dua t’ju pyes kur do të vijë dita ta ngrini zërin. Nuk resht së kërkuari që ato qe e kanë bllokuar hetimin për inceneratorët dhe zvarrisin hetimin për masakrën zgjedhore do të maten me hetimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të kokës së korrupsionit në Shqipëri që është koka e masakrës së 25 prillit dhe koka e korrupsionit”, tha ai.