Alarmohen në Durrës/ Arkivol në mes të rrugës

Qytetarët e Durrësit kanë gjetur ditën e sotme në mes të rrugës një arkivol.
Arkivoli ka qenë i vendosur në njërën anë të rrugës “Taulantia”, në lagjen nr.1 të qytetit, ka çuditur jo pak qytetarët mëngjesin e sotëm. Arkivoli ishte vendosur buzë trotuarit, fare pranë një parkimi publik.
Simbolika e këtij objekti ka bërë që mjaft qytetarë të shfaqin shqetësim për prezencën e tij në afërsi të banesave të tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kemi të bëjmë me një rastësi apo gjithçka është mesazh ndaj dikujt.
Siç duket nga fotot arkivoli është vendosur në anë të rrugës dhe duket të jetë i padëmtuar. Fotot nga Durrësilajm.