S’ka kandar që mund ta peshoj antishqiptarizmën dhe poshtërsinë e matoshërve dhe kodoshve
| Xhevat Bislimi |
Sot lexova një shkrim të Halil Matoshit te “Koha Ditore” me titull
antishqiptar: Pse nuk pati flamuj të Kosovës në Preshevë? Titulli fletë
më shumë se një libër për qëllimet e poshtra dhe të liga antishqiptare
të Halil Matoshit, i cili mund të përqafojë cilindo flamur përveç
FLAMURIT shqiptar, kuqezi… Me sherrin e njeriut të p[aguar mirë, H.
Matoshi pyet? A ka Kosovë apo vetëm Shqipëri? Përgjigjia e shekullore
dhe e përbotëshme e Kosovës dhe e çdo pëllëmbe të tokës shqiptare është
dhe do të jetë: Kishte, ka dhe do të ketë vetëm një Shqipëri. Shteti
shqiptar, me kryeqytet Tiranën, është vetëm një e treta e Shqipërisë.
Prandaj, Kosova është Shqipëri, sikur edhe e gjithë Shqipëria
Verilindore, Çamëria, Shqipëria Veriore…
Me shumë dëshirë ky “kosovar” (jo shqiptar) do të këmbente edhe
gjuhën e nënës së tij me një gjuhë tjetër, çfarëdoqoftë… Nuk e ka bërë
këtë akoma vetëm për një arsye: Po të shkruante në një gjuhë tjetër nuk
do të lexohej nga ata tek të cilët është i paguar të ndikojë, te
shqiptarët e Kosovës, që do të dëshironte të ishin “kosovarë”, jo
shqiptarë… Nëse një ditë do t’ia arrinte qëllimit që shqiptarët të
shndërrohen në “kosovarë”, ta harronin veten e tyre, siç ka dëshiruar
gjithmonë Serbia dhe pushtuesit tjerë sllavo-grekë, H. Matoshi dhe
kompania e tij, të paguar mirë nga qarqet antishqiptare, do të provonin
t’ua ndërronin FLAMURIN KUQEZI me flamurin e Atisarit (këtë shqetësim
kishte edhe Daçiçi. Pse nuk është flamuri i Kosovës-Atisarit në
Preshevë?). Madje këtë flamur të Atisarit me dëshirë do ta valonin në
gjithë hapësirën shqiptare dhe të shpallnin me bujë para padronëve të
tyre: Fituamë! Flini të qetë! S’ka më shqiptarë, s’ka më Flamur kuqezi!
Faza e fundit e këtij projekti, që nuk do të realizohet sa të ketë
njerëz mbi dhe, do të ishte (sipas dëshirës dhe porosive të padronëve të
tyre) ndryshimi i gjuhës dhe krijimi i një gjuhë “esperanto”… S’kanë
faj të shkretit matoshër e kodoshër… Po e bëjnë për bukën e gojës.
Thonë që buka të çon edhe në derë të hasmit… E unë uroj, meqë kështu
po duan, të mbeten gjithmonë në derën e hasmit dhe jo në gjirinë e
kombit të tyre dhe nën hijen e FLAMURIT KUQEZI, flamurit më të vjetër
dhe më të bukur në Evropë, flamur që daton të paktën nga shek VI para
erës sonë (sipas studiuesve të heraldikës). Ky dhe vetëm ky, Flamuri
kuqezi, është Flamuri i Kosovës, i çdo krahine shqiptare-i gjithë
Shqipërisë dhe i gjithë kombit shqiptar…
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.