“Rikthehen protestat”, Bujar Nishani: PD do të përfaqësohet në zgjedhjet vendore nga kandidatët e dalë nga primaret

Ish-presidenti Bujar Nishani ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit të cilat do të mbahen në 6 bashki të vendit. Ai tha në një intervistë për “Klan News” se kandidatët e vetëm të PD për zgjedhjet locale, më 6 Mars do të jenë vetëm ata që do të dalin nga primaret. Ndër të tjera anëtari i Komisionit të Rithemelimit u shpreh se kanë nisur negociataat me aleatët që në zgjedhje të futen si një front i gjerë opozitar.

“Ne e kemi deklaruar si vendim që nuk ka kthim pas, nuk ka tjetërsim. Do të përfaqësohemi me kandidatët që dalin nga procesi i primareve. PD e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit prej kohësh po angazhohet për të menaxhuar një frymë të gjerë opozitare që është në vend”, tha Nishani.

Nishani nuk përjashton edhe mundësinë e rikthimit të protestave pas 6 Marsit.

“Ka një aleancë prej kohësh të madhe midis zotit Rama dhe zotit Basha, pra janë një, pavarësisht se mund të dalim me një, dy apo tre kandidatë është çështje e tyre. Jam besimplotë që zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 Marsit do të jenë shumë interesante të cilat nuk kanë alternativë tjetër përveçse të reflektojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Dhe protestat, në këtë situatë dhe ambient të madh krize shumëdimesionale janë normale që do të vijnë dhe do të shfaqen”, u shpreh ish-presidenti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT