Rama ndan pamjet nga tuneli i Llogarasë: Sot u hapën të dyja hyrje-daljet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna në kantierin e tunelit të Llogarasë. Në një postim në Facebook, Rama njofton se janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe po vijon papushim puna për përfundumin e tij.

“Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna”, shkruan Rama.

Punimet për tunelin e Llogarasë kanë nisur prej më shumë se 60 ditësh.Ndërkohë dy ditë më parë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku inspektoi kantierin dhe u shpreh se ecuria e punimeve po vijon me ritme të shpejta, ndërsa njoftoi ndërtimin e një “By Pass-i” që gjatë verës të shmanget rruga pranë tunelit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT