Rama ‘parashikoi’ sherrin në PD, si e paralajmëroi Bashën në 2018: “Këta do të të rrahin ty, e do të …”

Kryeministri Edi Rama tha sot në Open në Top Channel, se ai sherrin në PD e kishte paralajmëruar dhe një mesazh ia dërgoi edhe Bashës 4 vite më parë.

Në 2018, Rama në fjalën e tij në parlament i thotë liderit të PD-së: “Një gjë po ta them miku im Lulzim, ma dëgjo sot këtu, përpara të gjithëve, unë e di si do shkojë kjo punë, e mbaje mend, në fund këta do të të rrahin ty, se do ju ngordhi gomari e do i bien samarit dhe pastaj 7×7=42 e në fund do përfundojë kjo punë që ty do të të nxjerrin këta në rrugë të madhe, pastaj atje në rrugë të madhe, si ta kesh ti fatin bashkë me këta.

Stacioni është drejtësia e re, pastaj do shohim kush jeni ju kush jemi ne,” tha Rama në atë kohë.

Gazetarja Eni Vasili e pyeti nëse ka rol vetë kreu i qeverisë në përçarjen e PD-së.

“Ka dy rrugë, o njeriu që merret me këtë punë, mendon për këtë punë, nxjerr konkluzione, o ka një konspiracion të madh e forca të errëta, Soros i lidhur me fallxhore dhe më informojnë mua për të parë të ardhmen,” tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT