Deklarata e Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë, Rama: Kemi patur raste personash problematikë dhe kemi vepruar

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratën e Presidentit turk Erdogan në Kuvendin e Shqipërisë, i cili u shpreh se qeveria shqiptare duhet të veprojë menjëherë për të goditur organizatën kriminale të FETO-s.

Ai tha se në Shqipëri ka patur raste personash problematikë të qytetarëve turq, ndaj edhe shteti shqiptar ka vepruar. Sipas tij, deklarata e Erdogan nuk kishte të bënte me një parakusht vëllazërie në lidhje me marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Fjalët janë shumë të rëndësishme dhe prandaj duhen dëgjuar siç thuhen. Fjalia është shumë e qartë. Parakusht vëllazërie është t’i thuash mikut të vërtetën sado e hidhur të jetë ajo. Duhet të bëni diçka ai e ka thënë vazhdimisht dhe ne nuk kemi ndejtur me duart lidhur. Kemi pasur raste personash problematikë me shtetin shqiptar dhe kemi vepruar. Qasja në fjalë do të thotë se kjo është një organizatë që atë që bëri atje mund ta bëjë edhe këtu. Ne nuk kemi patur të dhëna për këtë, por personat që nuk paraqiten në rregull në raport me qëndrimin në Shqipëri, patjetër që janë problem. Erdogan është një personalitet i jashtëzakonshëm, një politikan dhe një njeri i jashtëzakonshëm”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT