EMRI/ Berisha e ZBULON për herë të parë: Diplomati amerikan më erdhi në zyrë dhe më kërkoi të mbështes dikë tjetër në PD!

Ish-kryeministri Sali Berisha mbrëmjen e sotme ka rrëfyer për herë të parë kërkesën që diplomati amerikan Jonathan Moore, i ka bërë në vitin 2018.
Berisha tha se Moore i ka këkruar që të mbështese politikisht një deputet nga Partia Demokratike, mirëpo kjo kërkesë e diplomatit është refuzuar nga ish-kryeministri.
Ndonëse, insistimi i Blendi Fevizut ishte i madh për të zbuluar emrin e këtij deputeti, Berisha refuzoi ta tregonte duke thënë se ka qenë një bisedë konfidenciale.
“Më kërkoi të mbështes një njëri që unë nuk ja mora përsipër. Ccdo gjë tjtër është gënjehstër e pacipë. Amrikanë apo shqiptarë të cilët kanë dhënë variante të tjera kanë gënjyer. Unë mendoj se nuk duhet të bëj publike një bisedë konfidenciale. Nuk më kërkoi që ta mbështes për kryetar, më kërkoi që ta mbështes politikisht brenda PD-së”, tha Berisha.
Ka qenë gazetari Lorenc Vangjeli ai cili në një replikë me ish-kryeministrin ka bërë me dije se emri i propozuar për tu bërë kryetare e Partisë Demokratike ka qenë Rudina Hajdri.
Lorenc Vangjeli: Unë po të them të vetmin emër, që e keni treguar ju në mënyrë konfidenciale është zonja Rudina Hajdari. Kandidatura që ju prezantua ishte Rudina Hajdari dhe e keni kundërshtuar.