E pyesin për Berishën, Rama u kthehet komentuesve: S’jam në garë me kufoma ambulante

Kryeministri Edi Rama është një ndër personazhet, i cili zgjedh të komunikoj vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Kështu ka qenë dhe kësaj radhe, kur kryeministri Edi Rama ka replikuar me një ndjekës lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe poziocionin e tij të tanishëm.

Teksa e kanë pyetur për Berishën, Rama ka zgjedhur të thotë se nuk është në garë me kufoma ambulante.

“S’jam në garë me kufoma ambulante”- ka shkruar Rama.

Kujtojmë se në këtë situatë që ndodhet Partia Demokratike ku gjysmë i “përket” Lulzim Bashës dhe pjesa tjetër Sali Berishës ka bërë që nga pala kundërshtar të mos ketë shumë komente.

Megjithatë, herë pas herë kryeministri Rama i ka cilësuar këta të fundit si kufoma./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT