Serbia provokon shqiptarët pas vizitës së ministrit të Jashtëm, Mërkiç
Vetëm pak ditë pasi u fol për hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve shqiptaro-serbe me vizitën e ministrit të Jashtë serb në Tiranë, Ivan Mërkiç, vjen një provokim nga Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç. Ai do të nisë sot një vizitë 3-ditore në Maqedoni ku do të takohet me liderë të lartë të këtij shteti.
Gjatë qëndrimit në këtë vend, Nikoliç pritet të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të 100-vjetorit të Betejës së Kumanovës dhe do të vendosë lule për nder të heronjve të rënë.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, Beteja e Komunaovës, është fillimi i masakrave ndaj popullit shqiptar dhe spastrimi etnik i territoreve, betejë e cila është zhvilluar në Luftën e Parë Ballkanike. Mediet maqedonase raportojnë se Nikoliç do të marrë pjesë në këtë ceremoni me ftesë të autoritete të Shkupit. Madje, qeveria e Maqedonisë ka përgatitur ceremoni të posaçme dhe ngritjen e një përmendoreje për shënimin e kësaj ngjarje.
“Me betejën e Kumanovës filluan masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarëve dhe spastrimet të territoreve tona etnike. Kjo datë duhet të përkujtohet si tragjedi e madhe për shqiptarët e jo të lejohet festimi i saj zyrtarë”, ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Hasani për gazetën “Lajm”.
Kjo do të jetë vizita e parë e Nikoliçit në Maqedoni që pas marrjes së detyrës si president në shtator të këtij viti. Ndërkohë nga ana tjetër edhe pse ka kaluar më shumë se një vit pas zgjedhjes si presidente, Atifete Jahjaga, ende nuk ka marrë ftesë për vizitë zyrtare në Maqedoni.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.