I vetmi emër që nuk u bë publik/ Ja kandidati surprizë që çon PS-në Lushnje në sondazh

Pasditen e sotme pas mbledhjes së Kryesisë së PS e cila zgjati rreth 2 orë, bashkia e Lushnjës ishte e vetmja e cila “mbeti” pa një kandidat zyrtar të propozuar nga mazhoranca për zgjedhjet lokale. Nga “BalkanWeb” mësohet se dy janë emrat që kanë mbetur në garë, por që siç duket nuk kanë marrë akoma bekimin e Edi Ramës.

Eriselda Sefa kryetare në detyrë dhe Krenar Haxhiu, drejtor i OSHEE Lushnje janë dy emrat të cilët do të garojnë mes tyre në garën për kryetar Bashkie në bashkinë Lushnje në dt 6 mars.
Emri i Haxhiut duket se ka patur një mbështetje të madhe në radhet e kryesisë së PS-së në Tiranë (kupto deputetet mbështetës) dhe kjo ka qenë arsyeja që Taulant Balla nuk ka mundur të bëjë publik emrin e kandidatit te Lushnjës ashtu sikurse u bë me 5 përfaqësuesit politikë të bashkive të tjera. BW

Back to top button
LAJMET E FUNDIT