Presion e kërcënime ndaj deputetit shqiptar, Prokuroria Speciale e Nishit i ngre aktakuzë

Deputet shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, ka njoftuar përmes një njoftimi në Facebook se dje është njoftuar zyrtarisht se Prokuroria Speciale në Nish ka propozuar që të ngrihet aktakuzë ndaj tij.

Arsyeja e kësaj është për “tejkalim të apropriacioneve të buxhetit” siç thotë Kamberi për kohën kur ka ushtruar detyrën e kryetarit të Bujanocit më 2018 dhe 2019.

“Kjo aktakuzë është për realizimin e projekteve infrastrukturore në territorin e Komunës së Bujanocit, të përcaktuara me Vendimin për buxhetin e kësaj komune më 2018 dhe 2019.”, thuhet në postim.

Kamberi ndër të tjera ka thënë se s’mund ta ndalin me presione, kërcënime e shantazhe.

Postimi i plotë:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT