Çështja e shkarkimit/ Meta i dërgon letër Kushtetueses: Prisja vendimmarrje të shpejtë, më vendosni në dispozicion…

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar ditën e sotme një letër Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e shkakrimit të tij nga posti që mban aktualisht.

Teksa në letër janë 4 kërkesa, Meta parashton iden e tij se priste një vendimmarrje të shpejt sa i takon kësaj çështje.

Gjithashtu presidenti ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që t’i vendoset në dispozicion provat si u caktua relatori për “çështjen e shkarkimit” dhe aktin për pezullimin e çështjes dhe cila është baza ligjore që keni përdorur.

Njoftim i plotë:

Presidenti Meta letër Gjykatës Kushtetuese:

– Më vendosni në dispozicion provat si u caktua relatori për “çështjen e shkarkimit”.

– Më vendosni në dispozicion aktin për pezullimin e çështjes dhe cila është baza ligjore që keni përdorur.

– Pse u shkel afati ligjor 3-mujor i shqyrtimit të çështjes?

– Prisja vendimmarrje të shpejtë për çështjen

Back to top button
LAJMET E FUNDIT