“Bashkim me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë”

Lëvizja “Vetëvendosje” ka protestuar gjatë ditës së sotme në Prishtinë. Me moton “Bashkim me Shqipërinë, jo pazare me Serbinë”, ata kanë protestuar kundër dhunës qeveritare dhe brutalitetit policor, Vetëvendosja ka kërkuar lirimin e aktivistëve të arrestuar një ditë më parë.

“Kjo demonstratë do të jetë një shprehje demokratike kundër dhunës së shtetit policor, që është shfaqur në mënyrën më brutale të mundshme të hënën në 22 tetor, po në sheshin Nëna Tereza”, thuhet në një njoftim të kësaj partie.

Ndërkohë ditën e djeshme është dhënë masa e paraburgimit prej 48 orësh për nënkryetarin e Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti. Sipas mediave kosovare Ahmeti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Drenas.

E njëjta masë dënimi është shqiptuar edhe për anëtarin e Vetëvendosjes, Gani Krasniqin, i cili është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prizren ndërkohë me 48 orë paraburgim është dënuar edhe anëtari tjetër i kësaj lëvizje, Xhelal Sfeqla i cili është dërguar në qendrën e Paraburgimit në Malishevë.

Gjithashtu sipas mediave kosovare në paraburgim janë dërguar edhe rreth 60 aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Aktivistët e Lëvizjes “Vetëvendosje” u përleshën dje me policinë e cila po tentonte të shpërndante turmën, e cila në orët e para të mëngjesit ishte mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT