Bën sikur ngatërrohet me rastet e ‘Thesarit’, sqarimi i DASH fundos përfundimisht Berishën: ‘Non grata’ e tij, pa kthim pas

Ditën e enjte në një debat televiziv në Opinion, ish Kryeministri Sali Berisha deklaroi se Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim kishte dizinformuar shqiptarët me postimin se asnjë vendim “non grata” nuk është kthyer mbrapsht. Ai përmendi si shembull se kjo ka ndodhur sipas tij në tri katër raste të ministrave turq, të dizenjuar nga Departamenti i Thesarit.

Nisur nga këto polemika në distancë, Radio Televizioni Shqiptar iu drejtua Departamenti të Shtetit ditën e premte duke e pyetur fillimisht nëse ka mundësi që shpallja e tij non grata në Shtetet e Bashkuara ose e ndonjë personi tjetër mund të anulohet?

Në përgjigjen e tij, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit deklaroi se vendimet për shpalljen “non grata” merren vetëm nga Departamenti i Shtetit dhe ato nuk kanë kufizime në kohë, domethënë nuk ndryshojnë nga një administratë në tjetrën.

“Z.Berisha u përcaktua sipas nenit 7031(c) të Ligjit vjetor për Buxhetin për shkak të përfshirjes se tij në korrupsion madhor në cilësinë e tij zyrtare si Kryeministër i Shqipërisë. Përcaktime të tilla nuk janë të kufizuara në kohë. Kur një individ përcaktohet sipas seksionit 7031(c), ai individ nuk do të jetë më i përshtatshëm për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara” tha zëdhënësi.

Por çfarë është neni 7031(c) i Ligjit Vjetor të Buxhetit në SHBA?

Në këtë seksion përcaktohet papranueshmëria e zyrtarëve të qeverive të huaja dhe familjarëve të tyre të ngushte, për të cilët Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme, të drejtpërdrejta ose indirekte se janë përfshirë në korrupsion domethënës, ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Për këto arsye këta persona përcaktohen të mos hyjnë më kurrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe nëse nuk kanë  aplikuar për vizë më parë.

I vetmi përjashtim që parashikohet në nenin 7031(c) të Ligjit  për Buxhetin dhe që lejon hyrjen e këtyre personave në territorin e SHBA lidhet vetëm me  rëndësinë e zbatimit të ligjit mbi këta persona në territorin e SHBA, pra kur këta  persona janë të kërkuar nga drejtësia amerikane.

Në përgjigjen për RTSH, Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi dallimin mes vendimeve të nenit 7031(c) të Ligjit Vjetor të Buxhetit që zbatohet nga Departamenti i Shtetit dhe vendimeve të tjera që lidhen me Departamentin e Thesarit.

Berisha nuk është sanksionuar nga autoritetet financiare amerikane. Ai i referohet me dashje gabim vendimeve te Departamentit të Thesarit, por vendimi i shpalljes së tij non-grata është marrë nga Departamenti i Shtetit.

Me sa duket, ky ka qenë edhe dallimi që ka dashur të bëjë Ambasada e SHBA në Tiranë kur në dhjetor të vitit të kaluar specifikoi ndryshimin duke publikuar numrin e non gratave nga DASH me një zero historike të anulimeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT