PD: Shpif përditë se është shpallur non grata, tani do thotë se Basha bëri dhe 97-ën

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e sotme, i cili nga Vau i Dejës akuzoi kryetarin e PD-së, Lulzim Bashën se është i marrë peng nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha se në tokën ku sot ndodhet selia e PD, është parashikuar të shndërrohet në një vend me katër kulla, ku do të marrë pjesë dhe Lulzim Basha, teksa shtoi se ai është i përfshirë dhe në aferën korruptive të Portit të Durrësit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Partia Demokratike hedh poshtë akuzat e Berishës të cilat i konsideron si “shpifje”.

Postimi i plotë i PD-së:

Shpifjet vazhdojnë.

Ditë e re, gënjeshtër e re.

Javën tjetër Berisha do thotë se Basha ishte përgjegjës edhe për ’97!

Gjithë këto gënjeshtra dhe shpifje bëhen sepse Sali Berisha është i shpallur non-grata për korrupsion.

Mos harroni!

Zgjidh Ramën dhe mban Berishën!

Zgjidh Berishën dhe mban Ramën!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT