Basha tha se nuk do i njihte kandidatët e Berishës, reagon Garo: E kuptojmë mllefin e Lulzim Bravës, por iku koha kur i caktonte me zarfe

Zëdhënsja e “Foltores” Floriana Garo, ka reaguar në lidhje me deklarat e bëra nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha se nuk do të njihte kandidatët e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjet e 6 Marsit pasi ata nuk kanë lidhje me PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Garo shkruan se mllefi i Bashës ishte i kuptueshëm për faktin se ky i fundit nuk kishte mundur t’i caktonte vetë kandidatët duke përdorur zarfe emërimesh.

Sipas Garos sot për herë të parë demokratët kanë zgjedhur të lirë kandidatët më të cilët do të përfaqësohen denjësisht në zgjedhjet e 6 Marsit.

Postimi i plotë i Floriana Garos:

E mirekuptojme mllefin e Lulzim Braves ndaj votes se lire qe ka zevendesuar zarfat dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin per pazare ka marre fund.

Sot, per here te pare demokratet zgjodhen te lire kandidatet me te cilet do te perfaqesohen denjesisht ne zgjedhjet e 6 Marsit.

Ne ndryshim nga kandidatet e pengut te Edi Rames kandidatet fitues paraqiten me dinjitet para qytetareve si produkt i nje procesi te lire e te ndershem.

Vetem te bashkuar do te risjellim shpresen dhe fitoren!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT